Vaksinat Pfizer dhe Moderna kanë ulur efektivitetin kundër variantit të Afrikës së Jugut

Nga Exit News
Vaksinat Pfizer dhe Moderna kanë ulur efektivitetin kundër variantit të Afrikës së Jugut

Vaksinat Pfizer dhe Moderna kanë ulur efektivitetin e tyre ndaj variantit të Afrikës së Jugut. Fillimsiht ato treguan se ishin efektive edhe ndaj varianteve të reja, por sipas një studimi të fundit të botuar në Neë England Journal of Medicine, efektiviteti i tyre ka rënë.

Pfizer dhe BioNTech njoftuan se po ndërmerrnin hapat e nevojshëm për të zhvilluar shtuar përforëcues në vaksinë.

Gjetjet e reja shtuan shqetësime në lidhje me variantin e Afrikës së Jugut, i cili kohët e fundit tregoi rezistencë të konsiderueshme ndaj vaksinës të zhvilluar nga AstraZeneca.

Këto rezultate nxitën qeverinë e Afrikës së Jugut të ndalojë përdorimin e AstraZenecas.

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut do të takohen këtë javë për të diskutuar gjetjet e studimit dhe këshilluar qeverinë mbi administrimin e vaksinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>