Princi i kurorës së Arabisë Saudite u vaksinua të premten kundër Covid-19.
Dërgesat e para të vaksinës në Arabi kanë arritur mëngjesin e së mërkurës.
Ministri i Shëndetësisë Taëfiq al-Rabiah tha se shpërndarja do të nisë që prej të enjtes. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen për marrjen e vaksinës.
Ministri deklaroi se vaksina do të jetë falas.
Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore saudite kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për importim dhe përdorim. Deri më tani këtë vaksinë e kanë siguruar Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanada.