Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka biseduar, të premten, me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka.
Në një postim në Twitter, Varhelyi tha se temat e bisedës ishin progresi i Shqipërisë për plotësimin e reformave dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare:
“Bisedë e mirë me Ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka. E përgëzova për emërimin dhe diskutova për progresin e Shqipërisë në axhendën dhe perspektivën e BE-së për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.”
Varhelyi shtoi se me Xhaçkën biseduan dhe për pandeminë dhe luftën kundër Covid-19:
“Ne folëm për luftën kundër Covid19: BE qëndron pranë Ballkanit Perëndimor. Unë shoh një bashkëpunim të frytshëm.”
Ministrja e re të Punëve të Jashtme Olta Xhaçka u betua pak ditë më parë. Ajo është zotuar që të reformojë shërbimin diplomatik të Shqipërisë.