Varhelyi bisedë me Xhaçkën për integrimin europian të vendit

Nga Exit News
Varhelyi bisedë me Xhaçkën për integrimin europian të vendit

Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka biseduar, të premten, me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka.

Në një postim në Twitter, Varhelyi tha se temat e bisedës ishin progresi i Shqipërisë për plotësimin e reformave dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare:

“Bisedë e mirë me Ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka.  E përgëzova për emërimin dhe diskutova për progresin e Shqipërisë në axhendën dhe perspektivën e BE-së për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.”

Varhelyi shtoi se me Xhaçkën biseduan dhe për pandeminë dhe luftën kundër Covid-19:

“Ne folëm për luftën kundër Covid19: BE qëndron pranë Ballkanit Perëndimor. Unë shoh një bashkëpunim të frytshëm.”

Ministrja e re të Punëve të Jashtme Olta Xhaçka u betua pak ditë më parë. Ajo është zotuar që të reformojë shërbimin diplomatik të Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>