
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është shprehur se organizimi i Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet i Bashkimit Europian.
BE vendosi sërish të mos çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Korrniza negociuse me dy vendet nuk u miratua për shkak të bllokimit që Bullgaria i bëri Maqedonisë së Veriut.
Varhelyi është shprehur se me të dy vendet është përparim i dukshëm por ai shpreson që procesi të finalizohet gjatë 6 muajve të ardhshëm, kur presidenca e Këshillit t’i kalojë Sllovenisë.