Varhelyi thirrje politikanëve të zbatojnë reformën zgjedhore

Nga Exit News
Varhelyi thirrje politikanëve të zbatojnë reformën zgjedhore

Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi i bëri thirrje partive politike të vazhdojnë me zbatimin e reformës zgjedhore, si kushtin kryesor për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me BE-në. Në fjalën e tij në Kuvend, të mërkurën, Varhelyi i bëri thirrje:

“Palëve politike të agazhohen në zbatimin e reformës zgjedhore. Ju duhet ta dini reforma zgjedhore është kusht për Konferencën Ndërqeveritare”.

Ai shtoi se vendi ka bërë përpara në luftën kundër krimit. Komisioneri përshendeti formimin e institucioneve të reja të drejtësisë, duke e cuar vendin “pranë përmbushjes së të gjitha kushteve përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

Komisioneri përshendeti marrëveshjen e 5 qershorit dhe kërkoi zbatimin e të gjitha reformave të përfshira në marërveshjen e 5 qershorit.

“Institucionet duhet të punojnë që të bëjnë të mundur që Shqipëria të ecë përpara drejt BE-së. Shqipëria kaloi një periudhë të vështirë me tërmetin dhe krizën e Covid-it, ne kemi qëndruar pranë jush me një asistencë që nuk ishte njohur. Ne jemi në atë moment kyc, Shqipëria gjendet më pranë se kurrë përpara BE-së, prandaj kontributi i të gjitha forcave është kyc, le ta marrim atë hap”, përfundoi Varhelyi.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>