Varianti Delta përbën 20% të infektimeve të reja në Francë

Varianti Delta përbën 20% të infektimeve të reja në Francë

Varianti Delta i Covid-19 përbën 20% të infektimeve të reja në Francë.

Lajmin e dha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran në një intervistë në një radio lokale, sipas Reuters.

“Varianti Delta tani përbën rreth 20% të rasteve të reja (…)porcion që rritet në përqindje në terma jo absolutë, pasi numri i përgjithshëm i rasteve po zvogëlohet,” u shpreh Veran.

Shifrat e reja janë një rritje prej 10% nga një vlerësim i mëparshëm.

“Varianti Delta gradualisht po bëhet mbizotërues, ashtu siç ndodh në të gjitha vendet në botë, pasi është më ngjitës,” shtoi Veran.

Por, ndryshe nga vendet e tjera si Britania, të cilat për shkak të variantit indian po shohin një dyfishim të rasteve, në Francë përkundrazi vazhdon rënia e infektimeve.

Të hënën Franca regjistroi 509 raste të reja, ndërkohë që mesatarja javore e infeksioneve ra në 1 819 raste. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar në 10 muajt e fundit.

Varianti Delta vazhdon të përbëjë shqetësim për vendet evropiane qysh prej muajit të kaluar, pasi ato po përgatiteshin për heqje të plotë të kufizimeve për verën. Tashmë, një pjesë e madhe po shtyjnë lehtësimin e masave, për t’i dhënë kohë rritjes së vaksinimeve.

Sipas një studimi, deri në shtator varianti Delta, i cili ka një shkallë të lartë infektimi, do të bëhet mbizotërues në kontinent në vjeshtë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>