Varianti i COVID-19 i Afrikës së Jugut ka prekur edhe Poloninë. Ministri i Shëndetësisë në Poloni tha të premten se shteti po përgatitet për valën e tretë të pandemisë.
“Përveç variantit britanik, është shfaqur edhe varianti i Afrikës së Jugut”, tha ai në një konferencë shtypi raporton Guardian.
Të premten Polonia raportoi 8 777 raste të reja dhe 241 viktima.
Numri i përgjithshëm viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë është 41.823.
Ndërsa numri i infektimeve është 1.623.218.
Të enjten një studim nxori në pah se vaksinat Pfizer dhe Moderna kanë ulur efektivitetin e tyre ndaj variantit të Afrikës së Jugut. Fillimisht ato treguan se ishin efektive edhe ndaj varianteve të reja, por sipas një studimi të fundit të botuar në Neë England Journal of Medicine, efektiviteti i tyre ka rënë.