
Vietnami ka zbuluar, ditët e fundit, një të infektuar me variantin e ri të Covid-19, zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe.
Ministria e Shëndetësisë së Vietnamit ka njoftuar se bëhet fjalë për një grua 44-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Britania.
Ajo ishte vendosur në karantinë të detyrueshme dhe pas bërjes së testit, rezultoi pozitive.
Britania e Madhe ishte e para që dha alarmin në dhjetor mbi variantin e ri të virusit, i cili deri më tani rezulton të ketë të njëjtat simptoma, por është më lehtë i transmetueshëm.
Kjo deklaratë bëri që shumica e vendeve të BE të bllokonin fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar.
Variant i ri është zbuluar në disa vende tjera, si Gjermani, Portugali, Francë, Jordani dhe Kore e Jugut.