Varlehyi: Këtë javë prezantohet drafti për hapjen e bisedimeve BE- Shqipëri

Nga Exit News
Varlehyi: Këtë javë prezantohet drafti për hapjen e bisedimeve BE- Shqipëri

Këtë javë Komisioni Europian do t’i propozojë Këshillit Evropian, draftin për hapjen e bisedimeve mes BE-së dhe Shqipërisë dhe arritjen e bërë deri më tani.

“Ne shpresojmë që propozimet të miratohen në mbledhjen e parë ndërqeveritare”, tha Komisioneri për Zgjerim Varlehyi në një debat të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partneritetin lindor në Parlamentin Evropian.

Komisioneri kërkoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë me reformat.

“Duhet ende punë në shtetin e së drejtës, në luftën kunder korrupsionit, dhe krimit të organizuar si dhe në liritë themelore dhe të drejtat e njeriut”, theksoi komisioneri.

Gjithashtu, Komisioneri tha se “sa më shpejt reformat të japin rezultat aq më shpejt mund ët lëvizim drejt hapjes së bisedimeve, sikur theksohen edhe në metodologjinë e zgjerimit”.

Përparimi i bërë nga Shqipëria do të shqyrtohet nga Komisioni Evropian në paketën vjetore që do të prezantohen në vjeshtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>