Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar deklaroi të martën në një intervistë për televizionin “Vlora News” se kjo forcë do të marrë 3 mandate në Vlorë.
“Këtu është një skuadër e shkëlqyer që punon, me një grup kandidatësh dhe qindra e qindra njerëz të tjerë që ndodhen në terren nga Konispoli deri në Mifol”, tha Vasili.
Vasili komentoi edhe listën e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, përballë asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai tha se “nuk ekziston fjala humbje, nuk ka asnjë vlonjat që të mendohet do votojë listën e hajdutëve por vetëm e vetëm listën e njerëzve të pastër ndershëm”.
“Kë do votojnë këta që i kanë koleksionuar zullume mashtrim korrupsion dhe drejtësia e kapur nuk i ka dënuar akoma. Korrupsionin dhe mashtrimin e keni aty sa një mal nuk i kam shpikur unë. Këto janë aty janë fakt qe ulërin”, tha Vasili.