Vasili: Marrim 3 mandate në Vlorë

Nga Exit News
Vasili: Marrim 3 mandate në Vlorë

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar deklaroi të martën  në një intervistë për televizionin “Vlora News”  se kjo forcë do të marrë 3 mandate në Vlorë.

“Këtu është një skuadër e shkëlqyer që punon, me një grup kandidatësh dhe qindra e qindra njerëz të tjerë që ndodhen në terren nga Konispoli deri në Mifol”, tha Vasili.

Vasili komentoi edhe listën e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, përballë asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai tha se “nuk ekziston fjala humbje, nuk ka asnjë vlonjat që të mendohet do votojë listën e hajdutëve por vetëm e vetëm listën e njerëzve të pastër ndershëm”.

“Kë do votojnë  këta që i kanë koleksionuar zullume mashtrim korrupsion dhe drejtësia e kapur nuk i ka dënuar akoma. Korrupsionin dhe mashtrimin e keni  aty sa një mal nuk i kam shpikur unë. Këto janë aty janë fakt qe ulërin”, tha Vasili.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>