Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar 15 kushtet e miratuara nga Këshilli Evropian më 25 mars, në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit Rama se BE nuk ka vendosur 15 kushte për Shqipërinë.
“Përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore, në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, duke siguruar financim transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; duke siguruar vazhdimin e reformës në drejtësi përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare perfshirë opinionin e Komisionit të Venecias dhe të finalizojë ngritjen e strukturave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruhet në dokumentin e miratuar nga Këshilli Evropian, të datës 25 mars.
Në dokument theksohet se vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, emigracionit të paligjshëm, dhe ndryshimi i lifjit për median, mbeten prioritet kryesore.