
7 pjestarë të stafit mjekësor të pavionit të Hematologjisë në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, janë infektuar me koronavirus, duke e çuar në 9 numrin e të infektuarve në pavion.
Një ditë më parë, në këtë pavion u zbuluan dy pacientë të infektuar dhe më pas iu bënë analizat dhe stafit mjekësor.
Nuk dihet ende se si ka hyrë infeksioni në këtë pavion: nga pacientët apo nga mjekët.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik.
Prej ditësh pavioni i sëmundjeve interne në këtë spital është mbyllur totalisht pasi u zbuluan rreth 20 të infektuar, staf mjekësor dhe pacientë.