
Një vatër e re infeksioni është zbuluar në Pogradec në 24 orët e fundit.
E infektuara është një grua nga një fshat i Pogradecit, e cila nuk ka pasur kontakte me pacientë të mëparshëm dhe nuk ka lidhje me infektimet në QSUT.
Instituti i Shëndetit Publik po vijon testimet mes kontakteve të pacientes.
Aktualisht në Pogradec ka 9 të infektuar aktivë.