Vatikani vazhdon fushatën e vaksinimit të personave në nevojë

Nga Exit News
Vatikani vazhdon fushatën e vaksinimit të personave në nevojë

Zyra e Bamirësisë Papale, në përgjigje të thirrjeve të shumta të Papa Françeskut që askush të mos përjashtohet nga marrja e vaksinave Covid-19, po ndërmerr veprime për të vaksinuar katëgoritë më në nevojë.

Një deklaratë e lëshuar të premten nga Vatikani njoftoi se gjatë Javës së Shenjtë, 1200 nga njerëzit më të varfër dhe më të margjinalizuar do të kenë mundësinë të vaksinohen me vaksinën Pfizer-BioNTech.

Është e njëjta vaksinë e administruar tek Papa dhe punonjësit e Selisë së Shenjtë.

Vaksinat po administrohen në një strukturë të projektuar posaçërisht brenda Sallës Paul VI në Vatikan, e cila u vizitua nga Papa Francesku gjatë ditës.

Mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë të përfshirë në proces, përfshijnë vullnetarë që punojnë në klinikën e lëvizshme shëndetësore “Madre di Misericordia” të vendosur nën kolonadën e Berninit, punonjës të Drejtorisë së Shëndetit dhe Higjenës së Vatikanit, si dhe vullnetarë nga Instituti Medicina Solidale dhe Spitali Spallanzani i Romës.

Dozat e vaksinave janë blerë nga Selia e Shenjtë dhe ofrohen nga Spitali Spallanzani përmes Komisionit Vatican Covid-19.

Fushata për vaksinimin e personave të pastrehë e të varfër nga Vatikani filloi në janar, me vaksinimin e 25 personave të parë.

Nën Papa Franceskun, Vatikani ka ngritur një numër strukturash për të ndihmuar popullsinë e pastrehë të Romës, duke përfshirë një klinikë, banjo, shërbimin e berberit dhe prerjes së flokëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>