99 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në vend në 24 orët e fundit. Shpërndarja e tyre është si më poshtë:
- 40 pacientë në Tiranë,
- nga 6 pacientë në Fier, Kavajë,
- nga 5 pacientë në Dibër, Mirditë,
- nga 4 pacientë në Krujë, Devoll,
- nga 3 pacientë në Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe,
- nga 2 pacientë në Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas,
- nga 1 pacient në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.
Në Devoll, katër të infektuarit janë familjarë të një pacienti të mëparshëm. Një prej tyre është mjekë në qendrën shëndetësore të fshatit Miras. Kolegët e saj janë vetëkarantinuar.
Në Fier, dy prej të infektuarve janë xhaxha e nip, të cilët kishin marrë pjesë në një festë familjare. Nipi punon në Kadastrën e Fierit, ndërsa xhaxhai është naftëtar. Pas njoftimit, kolegët të cilët kanë pasur kontakte me pacientët ditët e fundit janë vetëkarantinuar.
Në Sarandë, të infektuarit janë pjestarë të një familjeje. Ende nuk dihet se si mund të jenë infektuar ata.
Në Krujë, të katërt pacientët janë kontakte të rasteve të mëparshëm.
Në Korçë, dy të infektuarit janë dy të moshuar, të cilët po trajtohen në shtëpi.
Në Pogradec, i infektuari është një 40-vjeçar, kontakt i pacientëve të mëparshëm.
Në total në vend ka 1 640 pacientë ende aktivë.