
68 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në vend.
Rastet e reja janë:
- 24 raste në Tiranë,
- 9 në Krujë,
- 8 në Kukës,
- Nga 5 raste në Vlorë e Berat,
- Nga 3 raste në Elbasan, Lezhë e Kavajë,
- Nga 2 raste në Shkodër, Kurbin e Korçë,
- Nga 1 rast në Divjake e Lushnje.
Në Berat, dy prej të infektuarve janë punonjës të zyrës rajonale të Kujdesit Shëndetësor. Dy të infektuar të tjerë janë një çift, i cili dyshohet se ka lidhje me infektimet në QSUT. Ndërsa i infektuari tjetër është një banor i fshatit Karkanjoz.
Në Korçë, dy të infektuarit janë kontakte të pacientëve të mëparshëm. Një prej tyre është pensionist, ndërsa tjetri është një djalë i ri.