
Dy të burgosur në burgun e Drenovës të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit. Totali i të infektuarve në këtë burg shkon tashmë në 10 – 8 të burgosur të infektuar u zbuluan dy ditë më parë.
Të gjithë të infektuarit i përkasin të njëjtit sektor në burg. Ata janë të gjithë mbi 55 vjeç dhe disa prej tyre po trajtohen në spitalin e burgut.
Nuk dihet ende se si virusi ka hyrë në burgun e Drenovës.