Vazhdojnë kërkesat e larta për azil të shqiptarëve në Europë

Nga Exit News
Vazhdojnë kërkesat e larta për azil të shqiptarëve në Europë

5900 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga shtetet e BE-së vetëm në muajt korrik-shtator 2017. Të dhënat i bën publike Eurostat.

Me këtë shifër shqiptarët renditet ndër të parët në listën me azilkërkuesit më të shumtë, duke lënë pas vetëm vende ku aktualisht po zhvillohet luftë, ose vende të botës së tretë, si Siria e Eritrea.

Numri i madh i kërkesave nga azilkërkuesit që tentojnë për herë të parë është bërë në Gjermani, Itali e Francë, nisur dhe nga politikat që këto shtete kanë ndjekur duke pranuar kërkesa nga vende të pasigurta origjine siç është Siria.

Numri i lartë i kërkesave për azil nga shqiptarët është bërë ndër shqetësimet kryesore të kohëve të funidt për shtete si Franca, Hollanda e Luksemburgu.

Të gjithë këto shtete e kanë shpallur Shqipërinë vend të sigurtë origjine, pra që në mënyrë direkte tregon se çdo kërkesë për azil nga shqiptarët do të refuzohet. E megjithatë kjo nuk i ka ndaluar  shqiptarët të aplikojnë për azil, nisur kryesisht nga gjendja e dobët ekonomike në atdhe.

Pak javë më parë, Franca dhe Holanda kanë shprehur idenë e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve shqiptarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>