Vazhdojnë përmbytjet në vend

Reshjet e shiut kanë vazhduar dhe gjatë natës, duke e rënduar situatën në të gjithë qarqet, nga veriu në jug.

Në Lushnje, banorët e fshatit Çermë janë evakuuar sepse lumi Shkumbin ka çarë argjinaturat në afërsi të fshatit. Dalja e lumit Shkumbin ka përmbytur dhe disa fshatra në Divjakë.

Në Shijak, në fshatin Sallmone rreth 150 banesa janë mbuluar nga uji. Ndërsa në fshatin Rrushkull, 16 familje janë të izoluara dhe nuk mund të lëvizin. Ende nuk ka pasur ndërhyrje nga forcat e Ministrisë së Brendshme.

Dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në Ndroq, ku një fermë u përmbyt e dhjetra bagëti ngordhën.

Situata në Dibër është ende e vështirë. Dy fshatra janë të bllokuara pas daljes së përrenjve nga shtrati. Në Fushë Bulqizë gjithashtu, dy fshatra janë të izoluara.

Në qarkun e Lezhës niveli i ujit po shkon drejt rënies, por dëmet e shkaktuara deri më tani në banesa janë të larta. Fshatrat Zejmen, Pllanë dhe Torovicë ndodhen ende nën ujë, por situata po shkon drejt përmirësimit.

Aksi rrugor Elbasan – Gramsh është pjesërisht i bllokuar, si pasojë e shëmbjes së një ure. Në disa fshatra të Gramshit përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar probleme në banesa dhe rrugë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>