Partia Demokratike, përmes Gaz Bardhit i ka kthyer përgjigje Erion Braces, për formularin që çdo i punësuar duhet të shënojnë 20 persona që mund të votojnë PS.
Bardhi kërkoi të hetohen personat përgjegjës për shantazh ndaj administratës.
Pas publikimit të formularit nga PD, në mengjes, Erion Braçe reagoi duke thënë se kjo është mashtrim.
Brace tha se PD duhet ta dijë që administrata publike nuk përdoret dot për fushatë zgjedhore, sepse e ndalon ligji.