Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, policia dhunon qytetarët dhe median

Nga Exit News
Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, policia dhunon qytetarët dhe median

Mijëra qytetarë kanë vijuar protestat kundër qeverisë në Bjellorusi për të tretën natë radhazi.

Protestuesit janë përleshur me policinë, e cila ka tentuar të shpërndajë turmën me gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata.

Megjithëse liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya është larguar nga vendi për arsye sigurie, protestuesit thanë se largimi i saj nuk do të ndalonte lëvizjen e tyre.

“Qëllimi ynë është të rrëzojmë regjimin e Lukashenkos,” i tha AFP-së në Minsk Yakov, një inxhinier 51-vjeçar.

Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, forcat e sigurisë ishin kapur duke qëlluar xhamat e makinave dhe duke tërhequr zvarrë njerëzit nga automjetet për t’i sulmuar ata.

Policia ka sulmuar dhe gazetarët e fotografët. Gazetarët e AFP-së pane policët teksa rrëzonin  fotograft, megjithëse këta të fundit kishin kartat që vërtetonin se ishin punonjë të mediave.  Një fotograf për Associated Press i vërtetoi këto pretendime.

Tikhanovskaya ishte rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenkos, presidentit të vendit që prej vitit 1994.

Mbrëmjen e së dielës, pasi mbaroi procesi i votimit, ajo publikoi foto nga qendrat e numërimit dhe të dhënat e votave dhe njoftoi fitoren e saj. Por pak orë më vonë, presidenti Lukashenko shpalli fitoren absolute me 80 për qind të votave, duke ngjallur dyshime për manipulim të rezultatit.

Kjo ngjalli revoltë tek qytetarët të cilët prej të dielës vazhdojnë të protestojnë dhe kërkojnë largimin e Lukashenkos.

Svetlana Tikhanovskaya njoftoi se është larguar nga vendi për të larguar nga rreziku fëmijët e saj dhe se tani ndodhet në një vend të sigurtë.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme