Vazhdon beteja e artistëve për Teatrin Kombëtar

Vazhdon beteja e artistëve për Teatrin Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, një grupim artistësh e qytetarësh kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së teatrit, do të organizojë sot, më 14 maj, një tjetër diskutim publik në mbrojtje të Teatrit.

Në orën 19:00, përpara Teatrit Kombëtar, do të shfaqet një dokumentar për historikun dhe vlerat e godinës së teatrit. Më pas do të diskutohet nga artistë e qytetarë për shkeljet ligjore, shkatërrimin e pasurisë kombëtare dhe indiferentizmin e qeverisë e bashkisë ndaj zërit të qytetarëve.

Ky është diskutimi publik i dhjetë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Prej dy muajsh tashmë, Aleanca, çdo të hënë përpara godinës së Teatrit diskuton me qytetarë, por dhe me profesionistë të fushës si arkitektë, restaurues, inxhinierë e juristë për të gjitha shkeljet ligjore, por dhe për vlerat e Teatrit si pjesë e trashëgimisë kulturore-historike dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së saj.

Më tepër lidhur me vendimin e Qeverisë Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri përmes Partneritetit Publik Privat mund të lexoni këtukëtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>