Vazhdon beteja me Becchettin, por qeveria jep me koncesion hidrocentralin e Kalivaçit

Vazhdon beteja me Becchettin, por qeveria jep me koncesion hidrocentralin e Kalivaçit

Hidrocentrali i Kalivaçit, një ndër çështjet ligjore që i ka kushtuar më shtrenjtë Shqiprisë, i është dhënë me koncesion 35 vjeçar kompanisë Fusha shpk.

Vendimin për fituesin e tenderit 125 milionë eurosh,  për mbarimin e punimeve dhe më pas menaxhimin e hidrocentralit, e shpalli një ditë më parë Ministria e Energjisë.

Në tenderin  ndërkombëtar, të hapur në maj 2017 , u paraqitën dy oferta: 1)shoqëria “Doko sh.p.k” që është bashkim i kompanive “Gener 2” dhe “Favina”, 2) konsorciumi i kompanisë turke “Ayen Eneji” me kompaninë shqiptare “Fusha shpk”.

Sipas ministrisë, punimet për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Vjosë do të zgjesin dy vite e gjysëm.

Beteja ligjore 4 milionë euroshe

Aktualisht, qeveria shqiptare gjendet në një betejë ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar ICSID (Washington DC), pasi Francesko Becchetti, pronari i kompanisë që më parë kishte koncesionin për ndërtimin dhe menaxhimin e hidrocentralit të Kalivaçit, dërgoi në arbitrazh, në nëntor 2015,  vendimin e qeverisë Rama për ndalimin e punimeve në hidrocentralin e Kalivaçit.

Zoti Becchetti dhe kompania e tij Hydro SRL, u ankuan në ICID në lidhje me dëmet ekonomike të shkaktuara nga vendimi i qeverisë për ngrirjen e të gjitha aseteve të Zotit Becchetti dhe kompanive të tij në Shqipëri.

Deri në vitin 2016, më shumë se katër milionë euro i kanë kushtuar qeverisë shqiptare, avokatët që mbrojnë Shqipërinë në arbitrazh, kundër biznesmenit Francesco Beccheti.

Sipas ministrisë, pavarësisht se çështja në gjykatën e arbitrazhit nuk ka përfunduar ende, është e qartë se kompania Hydro SRL ka kërkuar vetëm dëmshpërblim dhe jo rikthim të kontratës. Për këtë arsye qeverisë i lind e drejta e dhënies me koncesion tek një tjetër kompani të e hidrocentralit të Kalivaçit.

Dëmi natyror

Ndërtimi i hidrocentralit të Kalivaçit do të shkatërrojë të tërë ekosistemin e Vjosës, një nga tre lumenjtë e fundit të egër të mbetur në Europë.

Vetë projekti është kundërshtuar vazhdimisht me forcë nga aktivistët mjedisorë. Vitin e kaluar, 228 shkencëtarë nga 33 vende të botës firmosën një thirrje publike duke kërkuar një moratorium tre vjeçar për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë. Thirrja e tyre është shpërfillur krejtësisht nga qeveria.

Me ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë do të shkatërrohet I tërë ekosistemi i Vjosës, një nga tre lumenjtë e fundit të egër të mbetur në Europë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>