Vazhdon bumi i lejeve të ndërtimit në Tiranë

Vazhdon bumi i lejeve të ndërtimit në Tiranë

270 lejë ndërtimi janë dhënë në gjthë vendin gjatë muajve prill-qershor, ku pjesa më e madhe e tyre, 99 leje janë dhën në Tiranë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, numri i lejeve të ndërtimit është rritur me 37 për qind.

Sipas të dhënave të Instat, 99 leje janë dhënë në Tiranë, 38 në Durrës dhe 32 në Fier, pra rreth 62 për qind.

Pothuaj dy të tretat e lejeve janë dhënë për ndërtesa rezidenciale pra shtëpi e pallate, ndërsa pjesa tjetër për ndërtime tregtare apo industrial.

Së bashku me lejet e dhëna në muajt janar-mars, numri total i lejeve të ndërtimit arrin në 491, ose 65 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Megjithëse prej disa vitesh kreditë bankare po pësojnë rënie të vazhdueshme dhe taksat e infrastrukturës janë rritur, lejet e ndërtimit vazhdojnë të rriten gjithnjë e më tepër.

 

Lajme te ngjashme