
Spanja raportoi të hënën 812 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 7 340 të vdekur.
Numri i viktimave ishte më i ulët se i fundjavës – 838 vdekje të dielën – megjithatë ai mbetet i lartë dhe me një ritëm të frikshëm pasi 96 për qind e totalit të përgjithshëm kanë humbur jetën dy javët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë u diagnostikuan 6 398 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 85 195 të infektuar.
Mes të infektuarve ishte edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Fernando Simon.
Shteti iberik u bë kështu i treti pas Italisë (97 mijë) dhe SHBA-ve (143 mijë) që tejkalon totalin e Kinës (81 470) për numrin e te prekurve .
Deri pasditen e së hënës, në botë ishin raportuar 740 mijë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 35 mijë kanë vdekur.
Vdekshmëria në rang botëror shkon në 4.7 për qind, por në Spanjë e Itali përqindja luhatet mes 8-11 për qind.