Vazhdon edhe këtë fundjavë ndalimi i plotë i lëvizjes së qytetarëve

Nga Exit News
Vazhdon edhe këtë fundjavë ndalimi i plotë i lëvizjes së qytetarëve

Duke nisur nga ora 13:00 e së shtunës dhe deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, do të ndalohen të gjitha lëvizjet e qytetarëve, ngjashëm me fundjavat e kaluara.

Pas mesditës së të shtunës, nuk do të ketë më as dyqane hapur.

Kryeministri Edi Rama kujtoi qytetarët, me një postim në Facebook, se gjatë kësaj kohe duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe se nuk mund të aplikohet për leje për të lëvizuar.

Gjatë kësaj jave, ka nisur dalje e qytetarëve në orarin e kufizuar 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, vetëm pasi qytetarët janë pajisur me leje.

Dy janë mënyrat për marrjen e lejeve: përmes aplikimit në portalin e-albania ose përmes një mesazhi në numrin 55155.

Për të mësuar më shumë mbi mënyrën e marrjes së lejes klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>