Vazhdon protesta në Tiranë, Rama takim me studentët në Vlorë

Vazhdon protesta në Tiranë, Rama takim me studentët në Vlorë

Në ditën e 15-të të protestës, studentët vazhdojnë me të njëjtin qendrim: nuk ka tërheqje nga 8 kërkesat dhe kërkojnë plotësimin e tyre pa negociata.

Edhe sot, studentët kanë bojkotuar mësimin dhe pasi janë mbledhur në fakultetet përkatëse, po marshojnë drejt kryeministrisë.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë nisur nënshkrimin e një peticioni ku parashikohet bojkotimi i mësimit deri në plotësimin e kërkesave dhe rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Studentët e Fakultetit Ekonomik, po ashtu, kanë vendosur se nuk do të paguajnë tarifat e shkollës deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat që kanë shtruar prej 15 ditësh.

Ndërkohë Kryeministri Rama po merr pjesë në një takim me studentë në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë.

Nga protesta në Tiranë, studentët akuzojnë Kryeministrin se po e zhvillon takimin në Vlorë me të rinj të Forumit Rinor të Partisë Socialiste, njësoj si në takimin e sajuar në emisionin Top Show,  dhe jo me studentë që kanë protestuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>