
Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka ndaluar 6 emigrantë të paligjshëm në Pogradec, të mërkurën.
Personat po transportonin me tre automjete, gjashtë emigrantët e vendeve të treta, drejt Shkodrës dhe më pas kalimin në vendet e BE-së. Emigrantët paguanin rreth 900 euro personi.
Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë dhe palestinezë, për në vendet e BE-së.