Vazhdon trafikimi i qenieve njerëzore: Korçë-Tiranë-Shkodër, rruga e re e trafikut

Nga Exit News
Vazhdon trafikimi i qenieve njerëzore: Korçë-Tiranë-Shkodër, rruga e re e trafikut

Policia arrestoi 3 trafikantë qeniesh njerëzore dhe ndaloi 14 emigrantë të paligjshëm, ditën e dielë.

Emigrantët, me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri nga Greqia dhe po transportoheshin nga Korça dhe Pogradeci në drejtim të Shkodrës dhe prej andej drejt Malit të Zi, për të emigruar në BE.

Muajin e fundit, policia ka arrestuar 21 persona për trafik të paligjshëm dhe ka ndaluar 64 emigrantë kryesisht sirianë dhe palestinezë. Ata hyjnë në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, në Korçë.

Sipas arrestimeve të Policisë, mesa duket rruga Korçë-Tiranë-Shkodër është rruga kryesore e përdorura nga trafikantët, kohët e fundit. Ndonjëherë, dalja bëhet edhe nga Kukësi për në Kosovë dhe nga andej në Mal të Zi.

Në Shkodër, emigrantët i presin trafikantët shqiptarë, të cilët kundrejt një pagese nga 100 deri në 350 euro i shoqërojnë për të kaluar kufirin me Malin e Zi, me qëllim kalimin në një nga vendet e BE-së.

Trafiku i njerëzve shpesh bëhet në bashkëpunim me punonjës të emigracionit dhe të policisë. Para një muaji u arrestuan një grup zyrtarësh të lartë të cilët kishin ndërtuar një skemë për dërgimin e  emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt BE-së.

Më shumë për këtë çështje mund të lexoni këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>