Një 33-vjeçar u arrestua të dielën, teksa transportonte 12 emigrantë të paligjshëm.
Arrestimi i tij u bë në në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.
Ai i kishte premtuar emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme, transportin deri në një pikë kufitare të veriut, në këmbim të pagesës 100 euro për person.
Hetimet për rastin po vijojnë nga prokuroria e Elbasanit.
Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.