Një 20-vjeçar u arrestua të enjten, teksa po trasportonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me Kosovën.
Ai i kishte premtuar emigrantëve se do t’i transportonte nga jugu në Tiranë, e më pas drejt veriut në një prej pikave kufitare me Kosovën, kundrejt një pagese. Destinacioni përfundimtar i tyre ishte një vend i Bashkimit Europian.
20-vjeçari nuk i është bindur policisë për të ndaluar dhe pasi është ndaluar, policia ka zbuluar se ai po i jepte makinës pa patentë.
Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Elbasanit.
Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.