Vazhdon trafiku i paligjshëm i emigrantëve, arrestohet një 20-vjeçar

Nga Exit News
Vazhdon trafiku i paligjshëm i emigrantëve, arrestohet një 20-vjeçar

Një 20-vjeçar u arrestua të enjten, teksa po trasportonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me Kosovën.

Ai i kishte premtuar emigrantëve se do t’i transportonte nga jugu në Tiranë, e më pas drejt veriut në një prej pikave kufitare me Kosovën, kundrejt një pagese. Destinacioni përfundimtar i tyre ishte një vend i Bashkimit Europian.

20-vjeçari nuk i është bindur policisë për të ndaluar dhe pasi është ndaluar, policia ka zbuluar se ai po i jepte makinës pa patentë.

Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Elbasanit.

Tashmë prej disa muajsh, ndihma dhe transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një fenomen. Policia, kryesisht ajo e Korçës dhe Pogradecit, arreston çdo ditë persona, të cilët në shkëmbim të parave, iu premtojnë emigrantëve transport.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>