Vazhdon trafiku i paligjshëm i emigrantëve, arrestohen 4 sirianë

Nga Exit News
Vazhdon trafiku i paligjshëm i emigrantëve, arrestohen 4 sirianë

Policia e Korçës arrestoi një sirian teksa po trasportonte 3 emigrantë të paligjshëm sirianë drejt Tiranës, të mërkurën. Personat e arrestuar janë I. B., 34 vjeç; H. S., 23 vjeç; J. G., 36 vjeç dhe O. K., 29 vjeç, banues në Siri.

Personat ndodhen në spital për dëmtime të lehta pasi në përpjekje për t’i ikur policisë, ata dolën nga rruga dhe u përplasën.

Sipas njoftimit të policisë “shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin rezulton se kanë vjedhur mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. A., banues në Bilisht. Këtë mjet e drejtonte pa leje drejtimi shtetasi I. B., i cili synonte t’i transportonte tre shtetasit e tjerë drejt Tiranës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>