Në Himarë, zjarri në përroin e Vishnje ka nisur të enjten në darkë e ka vazhduar deri sot, duke rrezikuar banesat. Ministria e Mbrojtjes theksoi se ka disa vatra aktive në mbarë vendin, ku më problematike situata është në fshatin Thirrë të Mirditës.
Vatrat e tjera të zjarrit janë:
Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan fshati Thirrë – Vatra e zjarrit ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulet në drejtim të fshatit Xhuxhë.
Njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Situata është më e qetë sot.
Njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon.
Njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar dhe në disa pika të saj ka tym.
Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë –Situata është nën kontroll dhe paraqitet e qetë, por në terren mbeten të angazhuar 25 trupa të FA, 8 nga shërbimi pyjor dhe 8 zjarrfikës.
Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet –Situata sot paraqitet më e qetë.
Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Situata sot paraqitet e qetë.
Bashkia Kukës, Maja e Rrunës, situata paraqitet më e qetë, megjithatë krahas ndërhyrjes së helikopterit holandez Chinook, vijon puna në terren nga FA, zjarrfikësit lokalë dhe punonjësve të njësisë administrative.
Bashkia Kukës, në stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur.
Bashkia Dibër, njësia administrative Selishtë, Qafë Murrë, Kaçni – Pasditen e djeshme ka pasur një riaktivizim të vatrës.
Bashkia Himarë, vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes. Gjate natës zjarri nuk ka avancuar.