58,189,202, ose 0, 76 % e popullsisë së botës u infektuan me koronavirus në botë që prej fillimit të pandemisë sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, të publikuara të dielën.
69,2 % e të prekurve janë shëruar, mbi 40 milionë persona. 2,37% e të infektuarve, ose 1,381,130 kanë vdekur që prej fillimit të pandemisë.
Raste aktive në të gjithë botën janë mbi 16 milionë persona. 99% e tyre janë me simptoma të lehta dhe 1%, ose 102 mijë janë në gjendje kritike.
SHBA-të janë vendi i parë në botë për numrin e të infektuarve dhe vdekjeve, përkatësisht me 12 milionë të infektuar dhe mbi 255 000 vdekje. Pas SHBA-ve renditen India me 9 milionë të infektuar dhe Brazili me 6 milion të infektuar.
Franca është vendi i parë në Evropë për numrin e të infektuarve me mbi 2 milionë.