Gjyqtarja Ruth Bader Ginsburg, drejtuesja liberale e Gjykatës së Lartë, ndërroi jetë, të premten, në moshën 87 vjeçare.
Ginsburg u emërua në vitin 1993 nga presidenti Bill Clinton dhe shërbeu për 27 vjet në Gjykatën e Lartë.
Ajo është gjyqtarja e dytë fëmër e zgjedhur në gjykatën e lartë të SHBA-ve, pas Sandar O-Connor, e cila u zgjodh nga Presidenti Regan në 1981 dhe shërbeu deri në 2006.
Ginburg ka qënë pjesë e krahut liberal të SHBA-ve, i cili zakonisht është pro qendrimeve të majta sociale dhe ekonomike, përfshi qendrimet pro divorcit, të drejtat e homoseksualëve dhe grupeve të tjera, të drejtave të punës, dhe politikave pro emigracionit.
Ndërkohë që krahu konservator zakonisht favorizon politkamt konservatore sociale dhe të tregut të lirë ekonomik.
Vdekja e saj do të krijojë mundësinë që Presidenti Trump të emërojë një anëtar me prirje konservatore në Gjykatën e Lartë, edhe nëse ai do t’i humbi zgjedhjet e 3 nentorit, pasi ai në çdo rast do të shërbej deri në 20 janr 2021.
Për këtë arsye vdekja e Ginburg do të krijojë përplasje politike mes republikanëve dhe Presidentit Trump, nga njëra anë që do të kërkojnë zëvendësimin e mënjëhershëm të saj, dhe demokratëve që do ët kërkojnë emërimin e një anëtari të ri pas 20 janarit, me shpresën se presidenti i ri do të jetë Biden.
Vetë Ginsburg në një nga dëshirat e saj të fundit që i diktoi mbesës së saj para se të vdiste ishte “dëshira ime e zjarrtë është që zëvendësimi i vendit tim të bëhet pasi presidenti i ri të jetë betuar në detyrë”.
Raporti aktual në Gjykatën e Lartë është 5 me 4 në favor të konservatorëve, nëse Trump emëron anëtarin e ri, ai do të bëhet 6 me 3 në favor të konservatorëve. Ky do të jetë emërimi i tretë i Trump. Nisur nga mosha e re e anëtarëve të GjL mund të thuhet se ky emërim do të përcaktojë balancën e gjykatës për dekadën e ardhshme.