Një pacient 69 vjeçar nga Shkodra, i infektuar me Covid-19 vdiq sot në Spitalin Infektiv. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, personi ishte mbartës i Covid-19, por pa simptoma.
Autoritetet thonë se ai ishte me kancer të kokës prej 13 vitesh dhe ka vdekur nga hemoragjia cerebrale dhe jo nga koronavirusi.
Deri më tani 26 vdekje janë shënuar nga koronavirusi në Shqipëri.