Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten se një 75-vjeçar me Covid-19 vdiq në Spitalin Infektiv të QSUT-së.
I moshuari me inicialet A.C vuante nga hipertensioni, diabeti dhe gjendje post-hemorragjie cerebrale.
Autoritetet thanë se ai ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe pas testimit për koronavirus ishte diagnostikuar me koronavirus.
Në njoftimin për shtyp, Ministria e Shëndetësisë nuk jep detaje se nga vinte dhe se prej sa kohësh po trajtohej i moshuari, gjendja e të cilit thuhet se u përkeqësua në mënyrë të menjëhershme.
Kjo është viktima e 17-të ndër pacientët me Covid-19 në Shqipëri.