Vdes pacienti i 17-të me Covid-19 në Shqipëri

Nga Exit News
Vdes pacienti i 17-të me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raportoi të premten se një 75-vjeçar me Covid-19 vdiq në Spitalin Infektiv të QSUT-së.

I moshuari me inicialet A.C vuante nga hipertensioni, diabeti dhe gjendje post-hemorragjie cerebrale.

Autoritetet thanë se ai ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe pas testimit për koronavirus ishte diagnostikuar me koronavirus.

Në njoftimin për shtyp, Ministria e Shëndetësisë nuk jep detaje se nga vinte dhe se prej sa kohësh po trajtohej i moshuari, gjendja e të cilit thuhet se u përkeqësua në mënyrë të menjëhershme.

Kjo është viktima e 17-të ndër pacientët me Covid-19 në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>