
Një 90-vjeçar me Covid-19 vdiq pasditen e së hënës në Spitalin Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se i moshuari ishte shtruar prej datës 1 prill dhe vdiq nga një trombozë – mpiksje dhe bllokimi i një ene gjaku – në mushkëri.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Ministria tha se pacienti vuante nga disa sëmundje të tjera si diabeti dhe hipertensioni.
Pas këtij rasti, shkon në 22 totali i viktimave mes pacientëve me Covid-19 në Shqipëri.
Deri më 6 prill janë diagnostikuar 377 të infektuar, prej të cilëve 116 janë shëruar.