
Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmjen e së premtes se një paciente me Covid-19 vdiq në spitalin Infektiv.
Ajo ishte 72 vjeçe nga Vlora dhe ishte shtruar prej së hënës. Dy ditët e fundit gjendja ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.
Sipas njoftimit të Ministrisë ajo vuante nga hipertensioni dhe nuk mundi t’i mbijetonte ndërlikimeve që i shkaktoi sëmundja.
Tashmë janë 9 persona me koronavirus që kanë vdekur në Shqipëri, ndërsa të shëruarit janë 31.