Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, inspektuan të enjten punimet për rindërtimin e konviketeve të Fakultetit të Mjekësisë.
Veliaj u shpreh se konviktet e reja do të jenë të standarteve europiane.
“Studentët e ardhshëm të mjekësisë dhe të infermierisë do të kenë një konvikt për t’u pasur zili. Nuk krahasohen fare as me konviktet e kohës sonë, kur ishim studentë jashtë. Po bëhen me teknikën dhe cilësinë më të fundit, si çdo konvikt tjetër në Perëndim”
Ai shtoi se ka nisur puna për ndërtimin e konvikteve në Universitetin Bujqësor, tek Inxhinieria e Mjedisit, tek Inxhinieria e Ndërtimit.
Veliaj tha se në shtator kur studentët të kthehen në auditore do të gjejnë konvikte më të mira.
Kandidati për deputet i PS në Tiranë, Ervin Bushati u shpreh i lumtur që puna ka ecur shpejt.
“Më vjen shumë mirë që rikthehemi dhe e gjejmë edhe dy kate më shumë të shtuar. Shpresoj që të gjithë ata që do rikthehen në shtator të shohin jo vetëm ambiente më të mira, por një Shqipëri të ndryshuar”, tha Bushati.