Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka kundërshtuar deklaratat e Monika Kryemadhit se bashkia ka tjetërsuar pronësinë e truallit të shkollës Sami Frashëri.
Veliaj ka postuar në Twitter kartelën e pasurisë për truallin e shkollës ku dallohet se Bashkia Tiranë është pronarja e truallit.
Më tej Veliaj shprehet se opozita është bërë ‘gazi i botës’ duke kundërshtuar çdo projekt të bashkisë:
“Dilema është, duhet çuar për shpifje apo për mjekim? Ja prona e “Sami Frashërit, boll u bëtë gazi i botës! Pastaj hani inat me popullin që s’ju voton! Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njësoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me bukë.”