Veliaj dhe presidenca shkëmbejnë sulme

Nga Exit News
Veliaj dhe presidenca shkëmbejnë sulme

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar të martën deklaratën e presidentit Meta se të gjithë gazetarët e kërcënuar, si Beti Njuma, duhet të mblidhen dhe të hapin një media të re.

një postim në Twitter, Veliaj ka postuar një foto nga video-përgjimi i Metës me ish-ministrin Dritan Prifti dhe ka shkruar:

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!”

Reagimit të Veliajt i është përgjigjur në Facebook, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi, i cili shkroi:

“Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për ‘tërmetet’ e Bablokut!”

Deklarata e presidentit Meta erdhi në solidarizim me gazetarën Beti Njuma, e cila siç ka dalë nga mesazhet e publikuara nga pronari i Ora News-it Ylli Ndroqi, është ofenduar rëndë nga Veliaj.

Këshilli Shqiptar i Medias i ka bërë thirrje publike Veliajt që të vërtetojë që ai nuk i ka shkruar ato mesazhe ose të kërkojë falje publike.

Veliaj, deri më tani nuk ka bërë asnjë deklarim publik për këtë ngjarje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>