Kryebashkiaku Erion Veliaj iu përgjigj akuzave të PD-së, në lidhje me kafazët e hekurt vendosur në ballkonet e qytetarëve, se këta të fundit janë treguar bashkëpunues për të përfunduar projektin e Bulevardit Zogu I.
Disa ditë më parë PD e akuzoi Veliajn se po cenon pronën private të qytetarëve duke vendosur hekura metalike në ballkonet e tyre.
Veliaj pohoi fasadat janë pronë e bashkisë dhe jo e qytetarëve.
“Me ligj fasadat janë pronë e Bashkisë së Tiranës – ti ke pronë private pjesën brenda të shtëpisë, por fasada është pronë e bashkisë. Ndaj, për sa kohë që bashkia, institucionet publike dhe 99% e banorëve bashkëpunojnë, jam i sigurt se edhe ai 1% i mbetur do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi. Ky është një nga projektet më të vështira të Bashkisë së Tiranë.”
Në lidhje me bustin e mbretit Zog, Veliaj tha se është dakortësuar me familjen mbretërore që të zhvendoset përgjatë Bulevardit.