Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ironizoi, të enjten, Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin si të pabesueshëm nga qytetarët.
Gjatë një takimi si drejtues i fushatës së PS-së në Tiranë, Veliaj tha se Basha e Kryemadhi e kanë gati planin pas humbjes së zgjedhjeve:
“Në datën 25 prill, në darkë, niset avioni i fundit: Mona në Angli, Luli në Hollandë. Ky është plani B i tyre.”
Veliaj tha se Bashën dhe Kryemadhin nuk i beson më njeri, madje as vetë ata që kanë themelur PD-në e LSI-së:
“Asnjë nga ish-ministrat e LSI nuk kandidon më. Përveç Saliut, të gjithë themeluesit e PD kanë ikur. Që do të thotë se kur ata që i kanë themeluar këto forca nuk kanë më besim tek ajo parti, çfarë besimi mund të kenë njerëzit e thjeshtë?”
Duke iu drejtuar votuesve të PD-së e LSI-ve, Veliaj tha se vota për këto parti është e çuar dëm:
“Asnjë nga ish-ministrat e LSI nuk kandidon më. Përveç Saliut, të gjithë themeluesit e PD kanë ikur. Që do të thotë se kur ata që i kanë themeluar këto forca nuk kanë më besim tek ajo parti, çfarë besimi mund të kenë njerëzit e thjeshtë?”
Veliaj theksoi se vota e qytetarëve duhet të shkojë për PS-në, si e vetmja forcë që punon për qytetarët:
“Vota është kontratë pune e qytetarëve me ata që qeverisin. Kush prej nesh do ta merrte në punë tre herë një person që të ka ikur dy herë nga puna?!”