Veliaj: Në Tiranë nuk kam rivalë, as Basha, as Kryemadhi nuk pranuan sfidën

Nga Exit News
Veliaj: Në Tiranë nuk kam rivalë, as Basha, as Kryemadhi nuk pranuan sfidën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mendon se Partia Socialiste nuk ka rivalë në zgjedhje, dhe se nga të gjitha sondazhet, PS del në vend të parë, me diferencë nga opozita.

Në një intervistë për ABC News, Veliaj, i emëruar nga Rama si drejtuesi i fushatës për qarkun e Tiranës, u shpreh se në Tiranë, ai nuk ka rivalë:

“Kam sfiduar rivalë, por Basha nuk pranoi në Tiranë, Monika Kryemadhi nuk pranoi.”

Ai u shpreh i kënaqur që në zgjedhje PS do të shkojë si një parti e bashkuar, pa fraksione dhe parti të dala prej saj, ndryshe nga opozita:

“Është hera e parë që PS-ja shkon pa asnjë bijë, fraksion në fushatë dhe kundërshtari ynë shkon me 5 parti të tjera, që kanë dalë, qoftë edhe kjo logjikë na jep epërsi.”

Pavarësisht këtyre ‘epërsive’ Veliaj tha se i ka porositur të gjithë vartësit e tij që në fushatë të jenë të përulur:

“Mallkimi ‘të hiptë vetja në qejf është më i rrezikshmi”. Jemi me këmbë në tokë sikur jemi ne në opozitë. gjithë porositë që jap janë “të jemi të përulur, dimë të kërkojmë ndjesë, durim, punë, punë, punë.”

Pyetur nëse po mendon që në të ardhmen të bëhet kryetar i PS-së, Veliaj tha se kjo nuk është fare në ambicien e tij, pasi ndihet i përmbushur me punën si kryebashkiak i Tiranës:

“Nuk është fare ambicia im. Besoj që me del e më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime, që është Tirana.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>