Veliaj njofton përfundimin e 150 shtëpive para 31 dhjetorit

Nga Exit News
Veliaj njofton përfundimin e 150 shtëpive para 31 dhjetorit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se 150 shtëpi të reja do të përfundojnë para 31 dhjetorit.

Në një intervistë për Report Tv, Veliaj u shpreh se ekipi i tij ka bër një punë të jashtëzakonshme për rindërtimin e tyre.

“Unë besoj që kemi bërë më të mirën e mundshme. Jam shumë krenar për skuadrën. Edhe kjo skuadër ka kaluar në kushte pandemie, dhe kemi humbur njerëzit tanë. Unë jam shumë krenar për skuadrën e bashkisë. Nuk ka pasur asnjë ndasi. Refreni i punës sonë ka qenë humanizmi. Ndasitë janë çudira pa lidhje.”

Në lidhje me parkingjet, Vekiaj u shpreh se ka një mix parkingjesh në qytet, ku një pjesë janë ato për banorët e zonës.

“Ka një mix të parkingjeve në Tiranë. Ata ata që quhen pulla rezidenti, që janë disa mijëra. Nëse dikush vjen në Tiranë dhe e lë makinën 16 orë mund të ishin 16 familje që mund ta linin makinën nga një orë”

Për vonesën e kredive të buta për çiftet e reja, Veliaj tha se shkaku është infektimi i punonjësve të bashkisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>